Policia hidhet në aksion, 365 gjoba e 23 leje drejtimi të pezulluara në vetëm 12 orë

13
Kliko per me shume info

gjoba-policiTë paktën 23 leje drejtimi janë pezulluar në fundjave për shkak të drejtimit të makinës nën efektin e alkoolit. Policia rrugore ka njoftuar se gjatë fundjavës do të vijojë me planin e masave të sigurisë.

Nga të dhënat e policisë rezulton se 11 drejtues mjetesh janë arrestuar vetëm në 12 orët e fundit, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy drejtues mjeti pa leje drejtimi.

Kliko per me shume info

“Gjithsej janë pezulluar 44 leje drejtimi, gjysma e të cilave vetëm për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 8 për semaforë e shkelje të tjera”, deklaron polica.

Ndërkohë 63 gjoba janë vendosur për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 53 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 259 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here