Historia e policit me vajzën e sëmurë, Ministri Tahiri i bën surprizë në studio

polici-tahiriSajmir Josifi, polic turni prej mese 24 vitesh ne drejtorine e Tiranes, është baba i dy vajzave të moshës 15 dhe 18 vjeçare. Sajmiri dhe Ida janë prindërit edhe të Xhoit, e cila ka pësuar një fatkeqësi që në fëmijëri dhe tashmë nuk mund të flasë dhe të shikojë.

Sajmiri kishte ftuar bashkëshorten e tij te ‘E diela shqiptare’, për t’i dhënë asaj një mesazh shumë prekës.

“Falë përkujdesjes, dashurisë dhe dedikimit që i jepje ti vajza jonë jeton, sepse ti je mrekullia. Të falenderoj për gjithë mbështetjen që i ke dhënë vajzës sonë”, ­iu drejtua Idës ai.

Por në studion e “TV Klan” kanë qenë të pranishëm ministri Sajmir Tahiri dhe drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hoda si dhe oficerë të tjerë.

Ministri Tahiri bashkë me kolegët policë kontribuan për të ndihmuar Josifin, duke u bashkuar në dhimbjen e tij.

“Jemi dy Sajmirë, dhe në mënyrë definitive ky është më i fortë se unë. Duhet t’i japim rëndësi gjërave të shtrenjta. Ne dhe kolegët e tu do jemi pjesë e familjes suaj tani e tutje për t’ju dhënë kurajo për t’i dhënë forcë të “ndryshmes” që ju keni në familjen tuaj. Ne bashkë me kolegët e tu menaxhuam kohën që të mblidhnim lekë për t’ju dhënë ndihmë që të përballeni me të përditshmen tuaj, për t’ju dhënë forcë juve”, ­tha ministri Tahiri.

Në nisje të emisionit Tahiri theksoi se ai përveç problemeve që has gjatë drejtimit të ministrisë, dëgjon dhe histori njerëzore dhe mundohet që t’u gjendet afër personazheve të tilla. Ministri u bë pjesë e një historie njerëzore plot dhimbje dhe emocione.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...