Polici që i mallengjeu të gjithë me historinë e vajzës së sëmurë

policiiRubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” solli në pjesën e dytë të saj një histori sa të dhimshme, po aq edhe të gëzueshme. Familja, si bërthama më e rëndësishme e shoqërisë, jeton çdo ditë me fate dhe histori të ndryshme. E tillë është edhe historia e Saimir Josifit, i cili në vitin 1989 kurorëzoi historinë e tij të dashurisë në martesë. Pas martesës erdhi vajza e tyre e parë, ndërkohë vite më vonë vajza e dytë.

Momentet e vështira nisën pikërisht pas lindjes së vajzës së dytë Xhoena, e cila vuan nga sëmundja e Hidrocefalisë. Në fillim prindërit e Xhoit nuk kuptuan asgjë, por në momentin e një vizite mjekësore, doktorët i treguan rreth fatit të vajzës së tyre, e cila nuk do të mund të shikontë, nuk do të mund të fliste dhe të ecte.

Në lidhje me këtë histori të dhimbshme të policit Saimir Josifi, i cili punon në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka qenë i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Moderatori Ardit Gjebrea nëpërmjet kësaj historie të trishtë dhe emocionuese, ka trokitur në derën e Ministrit Tahiri.

E diela në përgjithësi është ditë pushimi dhe e familjes dhe ne këtu jemi një familje e të “Dielës Shqiptare”, ndaj unë stafin e konsideroj si një familje. A është Policia Shqiptare e tillë edhe për ju?

“Të falenderoj që ma dhe mundësinë të bëhem pjesë e kësaj historie të vogël, por që është histori e përditshme e shumë njerëzve të cilët shpesh herë i kemi pranë, por nuk i shohim. Policia e Shtetit është një trup pak më i vështirë për të kuptuar dimensionin njerëzor, për sa kohë që puna është aq e rrëmbyer, problemet janë aq shumë të mëdha, lidhur me atë që ndodh përditë sa e ke gati gati të vështirë të shohësh njeriun që ke afër, ose të shohësh hallet e tij. Nëse në çdo punë tjetër ke mundësinë dhe kohën të flasësh për jetën e përditshme, për jetën e familjes, në polici është pak e vështirë. Ndoshta gjatë gjithë këtyre viteve jemi kalitur të harrojmë fytyrën e njeriut brënda çdo punonjësi policie, të cilët janë njerëz si ne, me shumë halle, ndoshta me më shumë halle sesa të tjerët, kjo edhe për shkak të punës. Është shumë e vështirë që eprori të kujdeset edhe për aspektet e vogla njerëzore në punën e policisë. Unë jam munduar këtë ta bëj me aq sa kam mundësi, me shumë gjasë jam shumë larg asaj që duhet bërë tamam, por jam munduar që në çdo punonjës policie të shoh njeriun dhe pastaj vartësin. Mundohem që punonjësit të policisë t’i uroj ditëlindjen çdo mëngjes, atyre që kanë ditëlindjen, mundohem që kush ka një problem t’i gjendem afër me aq sa unë arrij të dalloj, ndaj kjo është shumë e shtrenjtë sot për mua sepse më jep mundësinë të shoh një histori njerëzore që e kam afër, por që deri sot nuk e kam parë”.

Kush jua sjell ju historitë njerëzore, si e keni ju zinxhirin, pasi thuhet që tek një ministër është e vështirë të arrijnë hallet dhe problemet e punonjësve. Si vijnë historitë tek ju?

“Në fakt deri para pak kohësh ishte fare e pamendueshme dhe kur unë uroja ditëlindjet e punonjësve të policisë, shumë nga ata ma mbyllnin telefonin dhe duke u tallur: ik se ti nuk je ministri, tallesh nga këto historira”.

“Pastaj ishte e kollajtë për ne të kuptonim që përpara se të bëjmë punën e Policisë së Shtetit duhet të kujdesemi për punonjësit tanë fillimisht, kështu që oganizojmë shpesh festa me të rinjtë e policisë, me studentët, me ata që janë drejtues prej shumë vitesh dhe sot kanë një bagazh të vyer ekperience. Mblidhemi dhe kujdesemi për ata që dalin në pension nga Policia e Shtetit, mblidhemi dhe shohim ata që kanë një problem të cilin ne mund ta zgjidhim dhe sot Policia ka zhvilluar një dimension shumë human, që nga pajisja e mjediseve të punës, si bibliotekë, lindja e fëmijës së një punonjësi policie etj. Është shumë e vështirë të shohim dhimbjen, jetën e përditshme, njeriun që është brenda uniformës edhe për ne është shumë e vështirë, prandaj kjo që bëni ju më jep edhe mua më së pari, por edhe drejtuesve të policisë që të shohim njëri – tjetrin si njerëz. Unë jam prind vetë dhe e kuptoj dhe pastaj si koleg, vartës, epror e kështu me rrallë”.

Polici Saimir Josifi nuk ishte në dijeni të prezencës në studio të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai kishte zgjedhur të vinte në studion e “Të Dielës Shqiptare” për të falenderuar bashkëshorten e tij, e cila i është gjendur pranë në çdo moment të ditës Xhoenës.

Nëpërmjet lotëve, Saimiri tregon për momentet e Xhoenës, të cilat janë të vështira sepse ajo nuk del jashtë, vetëm gjatë kohës së pushimeve dhe pamundësia e një makine ia pengon me tepër për të gëzuar çastet e saj, kur del jashtë mureve të shtëpisë.

Por pavarësisht se Saimir Josifi kishte kërkuar bashkëshorten e tij, për t’a falenderuar publikisht për përkujdesjen e palodhur që ka ndaj vajzës së tyre, por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, moderatori Ardit Gjebrea i bën një tjetër surprizë, duke ftuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Disa herë kam trokitur në derën e ministrit dhe gjithmonë më ka ndihmuar për rastet që kam trajtuar. Në këtë moment, kur e ftova më tha: Ardit mos ta bëjmë publike, por iu luta dhe i thashë: Eja ta përjetojmë të gjithë bashkë, për të treguar që jemi një familje dhe të jam mirënjohës.

“Të falenderoj ty, këtu jemi dy Saimirë, por ky është definitivisht më i fortë sesa unë. Unë ju dëgjova, dëgjova Idën, dëgjova Saimirin edhe unë jam shumë i emocionuar në fakt, sepse forca dhe kurajoja e të dyve është mësimi më i mirë për mua dhe besoj për të gjithë ne, për të filluar dhe për t’i dhënë rëndësinë që duhet gjërave të shtrenjta. Ndaj ne jemi këtu, kolegët tuaj janë këtu si pjesë e familjes suaj, e forcës dhe kurajos tuaj, për t’i bërë ballë të ndryshmes, që keni në familjen tuaj dhe unë besoj që të gjithë do t’ia dalim. Mua Arditi më bëri një favor shumë të madh që më tregoi paraprakisht problemet që kishit ju dhe bashkë me Policinë e Tiranës, me të gjithë punonjësit e Policisë së Tiranës, të gjithë kolegët e tu, ne menaxhuam në shumë pak orë, të mblidhnim nga pak lekë nga çdo koleg i yti dhe të blinim një makinë për ju, e cila vetëm do të ndihmojë të përballeni me të përditshmen tuaj. Është një gjë fare simbolike, por është shembulli sesi solidariteti i njerëzve në Policinë e Shtetit mund t’iu gjendet pranë për t’ju dhënë forcë në kurajon tuaj të përditshme“./tvklan

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dali-remzi-hoxhes

Djali i Remzi Hoxhës: Babai im u vra me urdhër të Sali Berishës

“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali ...