“Mos i hap sytë, je për gjobë dhe ti”! Ja çfarë i thotë polici pasagjerit pasi merr ryshfetin

arrestim-policia-rrugoreNë një kohë kur Policia e Shtetit çdo ditë kap në shkelje drejtues mjetesh pasi nuk vendosin rripin e sigurimit, sot është shenuar një rast flagrant me gjobën.

Rasti i denoncimit në fjalë, (vjen fill pasi sot ministri Tahiri bëri thirrje për rripin e sigurimit), ka protagonist një punonjës policie nga Shkodra, i cili i merr lekët e gjobës në dorë një shtetasi nga Kosova, madje i bën edhe pazar, duke i ‘ulur’ çmimin. Shqiptar i Kosovës, po kthehej pas ndeshjes Shqipëri-Spanjë për në Prishtinë.

Kliko per me shume info

Policia rrugore e ka ndaluar personin në fjalë dhe i ka komunikuar se gjoba që ai duhej të paguante për mosvënie të rripit të sigurimit është 108 euro. Por, në këtë rast polici ka bërë tolerim, duke i kërkuar vetëm 5 euro në dorë. Ndersa, pasi merr ryshfetin polici i drejtohet pasagjerit, duke i thene mos te hape syte, se eshte edhe ai per gjobe.

1 COMMENT

  1. t pakten ti kerkonte nga 50 euro
    sot do kish lek me pagu prokurori dhe gjykatsin.
    te denohesh per korrupcion nga super te korruptuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.