Qëllon me armën e punës i dehur, arrestohet polici i burgut të Fierit

Aktualitet

burgu-fierNje efektiv i policise se Fierit u arrestua pasi qelloi me armen e punes kur ishte ne gjendje te dehur.

Burimet zyrtre thane se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sadjol Kardhashi, 24 vjeç, banuese në lagjen "Sheq i Madh", Fier. (Me detyrë Trup Shërbimi në I.E.V.P Fier).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në lagjen "Sheq i Madh", nën efektin e alkolit, ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë.

U sekuestrua arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prishja e qetësisë publike" parashikuar nga Neni 274 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT