Policët robotë nga 2017 do patrullojnë në rrugët e Dubait

policet-roboteNë Dubai janë prezantuar policët robotë. Ata do të patrullojnë vitin e ardhshëm në zonat turistike të qytetit, për t’u ardhur në ndihmë fillimisht turistëve të huaj, si qendra informacioni apo denoncimesh.

Policët në Dubai do të kenë vitin e ardhshëm edhe kolegë robotë. Prototipat e robotëve policë u prezantuan këtë javë në panairin e përvitshëm të teknologjisë së lartë Gitex, në Dubai World Center.

Shefi i departamentit në inovacionit në policinë e Dubait, majori Adnan Ali tha se prej vitit të ardhshëm, të ashtuquajturit robokopë do të patrullojnë në zonat e frekuentuara më së shumti nga turistët në metropolin e Emirateve të Bashkaura.

Ata u përgjigjen komandave zenore dhe shërbejnë si një pikë ndërlidhjeje e lëvizshme mes turistëve dhe qendrës operative të policisë, ku turistët mund të informohen apo të kërkojnë zgjidhje nga policia për çfarëdolloj problemi.

Robotët janë të pajisur edhe me kamera, përmes të cilave fiksojnë shprehjet e fytyrave të njerëzve apo gjestet dhe përgjigjen me lëvizje të ndryshme.

Në trup kanë ekrane Touchscreen, ku mund të paraqesin gjobat për shkelësit e rregullave në qytet.
Për perfeksionimin e funksioneve të këtij roboti, policia e Dubait po bashkëpunon me kompani ndërkombëtare si IBM, Google e Watson.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

iphone77

Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta blini iPhone 7

Jim Lynch, një bloger dhe ekspert i pajisjeve teknologjike – sidomos celularëve ...