Zhduken trafikantët, policia sekuestron vetëm makinën dhe 47 kg marijuanë

Aktualitet

pol-grekeVazhdon eksporti i lëndëve narkotike jashtë kufirit shqiptar. Ditën e sotme policia e shtetit fqinj ka sekuestruar 47 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa po transportohej me një automjet.

Policia i ka bërë thirrje drejtuesit të mjetit të ndalojë, por ai është larguar me shpejtësi duke braktisur më pas mjetin së bashku me drogën në Argos Orestiko pranë Kosturit.

Policia greke sekuestroi drogën e cila ishte ndarë në 65 pako të mbështjella me natriban e vendosur në dy çanta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet se cilët ishin personat të cilët po transportonin lëndën narkotike, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për të verifikuar nga vinte droga.

ME TE LEXUARAT