Pogba: Ibrahimovic “vëllai im i madh”

paul-pogbaPaul Pogba e cilëson Zlatan Ibrahimoviqin si vëlla të madh, nga i cili po mëson shumë.

Ylli i Mancheser United, Paul Pogba, ka përshkruar Ibrahimoviqin, si një vëlla i cili po e këshillon atë që të bëhet edhe një lojtar më i mirë.

Reprezentuesi francez mund të jetë futbollisti më i shtrenjtë në botë, pas transferimit nga Juventusi për 110 milionë euro këtë verë, megjithatë është lojtari i cili erdhi si futbollisti i lirë në ‘Old Trafford’, që Pogba mëson nga ai.

“Ibra është si një vëlla i madh. Ai ka mentalitet fituesi dhe është futbollist i madh”, ka deklaruar Pogba për televizionin francez TF1.

“Ai është shumë i rëndësishëm për klubin, pasi që së bashku me të mund të arrijmë objektivat që i kemi përpara”.

‘Djajtë e Kuq’ sonte ndeshen me rivalin më të madh në Angli, Liverpoolin në Anfield Road.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...