Rrëfimi/ Po bie në dashuri me vajzën që bëj seks, por… ajo nuk është e dashura ime”

seks-gjithashtuNjë djalë i ri ka filluar të ndjejë për një vajzë që sapo e ka njohur, ndërkohë që vazhdon ta dojë të dashurën që ka prej 3 vitesh.

Ai ka kërkuar ndihmë nga psikologia e “The Sun” së cilës i ka rrëfyer historinë me detaje.

Letra e djalit

“E dashur psikologe Deidre, jam një djalë 21 vjeç, i lidhur prej 3 vitesh dhe e dua shumë të dashurën time.

Por prej pak kohësh kam filluar ta tradhtoj dhe madje të kem ndjenja për vajzën tjetër. Ajo tjetra është 22 vjeç dhe kur e kam takuar rastësisht ishte vërtetë si një magnetizim. Pasi shkëmbyem numrat ajo më mori në telefon dhe u takuam sërish dhe aty nisëm të kishim më tepër lidhje intime edhe pse i thashë që jam i lidhur.

Tani prej disa javësh jam i lidhur edhe me atë dhe bëjmë seks të paparë por ndërkohë më vjen shumë keq ta lëndoj të dashurën time.

Javën që vjen kemi planifikuar të shkojmë me pushime me të dashurën time por më duket sikur do të më marrë malli për vajzën tjetër… nuk di çfarë të bëj”.

Përgjigjja e psikologes

“Nuk ka asgjë të keqe nëse ke filluar të kesh ndjenja për një person tjetër por gabimi është se ti e ke tradhtuar të dashurën tënde dhe nuk je treguar korrekt me të.

Mirë është që të qartësohesh me veten tënde, të kuptosh çfarë do vërtetë dhe nëse vajza e re që ke njohur është ajo çfarë do, atëherë fol me të dashurën dhe mbylle lidhjen me të sepse kështu e lëndon më pak”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Pse më zë rrugën?” Plas grushti mes dy personash në Vlorë

Një kamera sigurie ka filmuar një sherr në mes të rrugës në ...