‘Jo plehrave’/ Pasi i rrahu, policia ngre akuza për 12 protestues në Mbyet

plehraaaPasi i rrahu, Policia e Patosit ka ngritur 2 akuza ndaj 12 prej protestuesve nga fshati Mbyet që bllokuan dje rrugën nacionale Fier – Krapës në shenjë proteste ndaj ndërtimit në tokat e tyre të një fabrike riciklimi plehrash.

Sipas policisë, ata, dje, më datë 28 tetor, ora 9:45, në aksin rrugor Fier-Krapës, në vëndin e quajtur “Mbyet”, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit për lirimin e rrugës nacionale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë” parashikuar nga Nenet 262 e 242 të Kodit Penal.

Kështu, u proceduan penalisht shtetasit:

A.B, 30 vjeç
B.B, 59 vjeç
H.B, 59 vjeç
Xh.B, 62 vjeç
D.B, 45 vjeç
H.B, 57 vjeç
T.B, 60 vjeç
H.B, 54 vjeç
P.Z, 49 vjeç
E.Z, 24 vjeç
I.H, 53 vjeç
E.M, 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kërcënoi drejtoreshën e konvikteve, nis hetimi për 18-vjeçarin në Tiranë

Një 18-vjeçar nga Tirana ka kërcënuar drejtoreshën e konvikteve të shkollave të ...