Zbardhet plagosja në lokal, i vodhën “BMW-X6” dhe e plagosën, ja autorët

bmwPolicia e Vlorës ka zbardhur plagosjen e një dite me parë, ku plumbat goditën 37-vjeçarin Florenc Meçaj, i dënuar më parë për Vrasje.

Në pranga kanë përfunduar: Olgert Shehu, 38 vjeç dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Klejvis Gjahtari.

Sipas policisë së qytetit bregdetar Klejvis Gjahtari, në bashkëpunim me Olgert Shehun para plagosjes, në lagjen “Ujë i ftohtë” dyshohet se kanë vjedhur me dhunë 37-vjeçarit automjetin e llojit “BMV-X6” me targë AA333MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular.

Rreth 1 orë më vonë pas grabitjes, në një rrugicë të lagjes “Pavarësia”, dyshohet se 29-vjeçari Klejvis Gjahtari, e ka plagosur me pistoletë Florenc Meçajn.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjete të gjetura rreth 500 m larg vendit të ngjarjes: “Benc-Mercedes” me targë AA985NV, automjetin “BMV-X6” me targë AA333MK si dhe disa gëzhoja pistolete model 54.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet kamioni ne portin e Durresit, policia: Ja si ishin fshehur 30 kg heroine

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit ...