Zbardhet plagosja me armë në Tiranë, policia ndalon një dëshmitar

polici-shkoderPolicia njoftoi diten e sotme se ka arrestuar nje person deshmitar te krimit ne lidhje me plagosjen e te riut qe u qellua me arme mbremjen e djeshme ne Tirane. Ne nje deklarate lidhur me ngjarjen e datës 18.10.2016, ku ka shkuar në SQU, shtetasi Dritan Gjeldiu, 21 vjeç, i plagosur me armë zjarri, (në dorë dhe në këmbe) i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten, policia sqaron se:

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimi i të dëmtuarit ka rezultuar se ishte qëlluar me armë sa kishte dalë nga banesa e tij.

Menjëherë është shkuar te banesa e shtetasit Dritan Gjeldiu ku nga kontrolli në ambjentin e jashtem të kësaj banese në oborrin e saj u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale:

• Një armë zjarri, pushk model 56, kalibri 7.62 mm dhe 29 fishekë.

• Një armë zjarri automatik model 56 kalibri 7.62mm, tre krëhra automatiku si dhe 38 fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje u bë arrestimi i shtetasit Dritan Gjeldiu për veprën penale “Moskallzim krimi”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal, si dhe arrestimi i të atit të dëmtuarit shtetasit:

– Ramazan Gjeldiu, 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armeve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/1 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentative dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 76-22 dhe 278/1 I Kodit penal, në dëm të shtetasit Dritan Gjeldiu, pa autor dhe në ngarkim të shtetasit Dritan Gjeldiu për veprën penale “Moskallzim krimi” parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal dhe shtetasit Ramazan Gjeldiu për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278/1 I Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

fier-policia

Krim horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit pas sherrit

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. ...