Identifikohet autori i plagosjes në qendër të Prishtinës

polici-kosoveNjë 15 vjeçar ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar për Rtklive, Flora Ahmeti, nga policia rajonale e Prishtinës.

“Rreth orës 13 e 30, në rrugën Nazim Gafurri në Prishtinë, Policia është njoftuar se ka ndodhur një plagosje. Rasti ka ndodhur te vendi i quajtur “Xhamia e Çarshisë. Personi është 15 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha se ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe se ende nuk dihen motivet e plagosjes.

Ahmeti ka konfrimuar se tashmë është identifkuar një person i dyshimit, i cili dyshohet që ka shtënë mbi 15 vjeçarin dhe se ai po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Foto/ Ekzekutohet studenti, u qëllua katër herë me kallashnikov

Identifikohet studenti i vrarë në Mitrovicë. Viktima është V.S. një 22 vjeçar ...