Atentati në Tiranë, policia: I plagosuri dyshohet se është mik i Elton Cicos

Kliko per me shume info

plagosja-tirane16Një 29 vjeçar u plagos me armë zjarri jo larg qendres se kryeqytetit ndersa policia zyrtarisht thote se kjo ngjarje po hetohet per lidhjen e mundshme me vrasjen e Elton Cicos.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal tek zona e ish-Ekspozitës. Shënjestra e atentatit mesohet se ka qene Andi Mustafaraj. Ai ka marre tri plage ne bark, pasi autori i krimit ka qelluar disa ne drejtim te tij. Andi Mustafaraj dyshohet si nje person me lidhje me grupin kriminal qe kane qene kundershtare me Elton Çiçon, 36 vjecari i vrare mbremjen e 1 majit ne nje lokal ne Tirane. Autor i vrasjes se tij dyshohet te jete Jani Aliaj me te cilin Çiço ka vuajtur denim ne burg ne Greqi.

Deklarata e policise:
Më datë 28.10.2016, rreth orës 12:33 , në Sallën Operative te numri 112 ,fillimisht është marrë njoftim për një aksident me pasojë në rrugën “Nikolla Jorgo”.

Kliko per me shume info

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet e para hetimore por kanë konstatuar se te lokal “Merlin Monroe”, në verandën e lokalit dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri një shtetas i identifikuar pak minuta me vonë si shtetasi A.M 29 vjeç banues Tiranë.

Shtetasi i dëmtuar ishte dërguar për mjekim te menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë. Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se shtetasi A.M, dyshohet të ketë qënë lidhje e shtetasit E. Ç vrarë më datë 01 Maj 2016,person me preçedent kriminal.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë konstatuar tre gëzhoja dhe dy predha, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave te ngjarjes me qellim identifikimin dhe kapjen e autorit /autoreve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here