Plagosën 78-vjeçarin, kapen 3 autorët të armatosur deri në “dhëmbë”

arme shkoderPolicia e Shkodrës ka identifikuar dhe prangosur tre nga katër autorët e plagosjes së 78-vjeçarit në fshatin Zues ndërkohë që në ishull, në një ambient që administrohej prej tyre, janë sekuestruar armë e municione.

Sipas policisë së qytetit verior, bëhet e ditur se tre autorët e prangosur: Fatmir Derguti, 45-vjeç, Musa Torishta, 62-vjeç, Akil Isufi, 27-vjeç dhe H.I, 55-vjeç, që është shpallur në kërkim, kanë plagosur në këmbë S.H. 78-vjeç, banues në Zues, i cili ka marr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas konstatimit të ngjarjes efektivët e policisë kanë gjetur në ambjientet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” që cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron Fatmir Derguti dhe është në pronësi të Akil Isufit 2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë, 1 pistoletë tip”Baret” me krëhër me 4 fishekë, 6 fishekë model 54, 1 armë gjahu, 2 armë gjahu teke dhe 162 copë fishekë.

Policia thotë se autorët e kësaj plagosje janë me precedentë të mëparshëm penal.

Plagosën 78-vjeçarin,kapen 3 autorët
policia iu gjen armë dhe municione +3
Plagosën 78-vjeçarin,kapen 3 autorët policia iu gjen armë dhe municione

Policia Shkodër
Plagosin me armë një shtetas
Identifikohen autorët, arrestohen 3 prej tyre dhe i 4-ti shpallet në kërkim
Sekuestrohen armë e municione
Më datë 20.10.2016, në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, është marrë njoftim se është plagosur me armë lehtë në këmbë shtetasi S.H. 78 vjeç, banues në Zues, i cili ka marr mjekim në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
*Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër
*Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër
*Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :
*H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike, shtetasin S.H si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e ishullit Dajlan, tek “Shtëpia e peshkatarit” e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes ku e administron shtetasi Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
*2 pistoleta tip “Ekol” me kreher me 6 fishekë
*1 pistoletë tip”Baret” me kreher me 4 fishekë
*6 fishekë model 54
*1 armë gjahu
*2 armë gjahu teke
*162 copë fishekë
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve :
Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89, 278 dhe 300 të Kodit Penal.
Musa Torishta i dyshuar për veprat penale te ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 89 dhe 300 të Kodit Penal.
Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale te ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruajaaa

Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Eni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem “Shihemi ...