Tiranë, plagoset rëndë një 28-vjeçar pas sherrit në ‘Facebook’, autorët në kërkim

UntitledNjë 28-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, në gjendje të rëndë, mbrëmjen e djeshme, në zonën e njohur si ‘Qyteti i Nxënësve’ në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur  se 28-vjeçari është plagosur me armë zjarri gjatë natës nga tre të rinj, të cilët janë shpallur në kërkim.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se sherri mes të rinjve ka nisur disa ditë më parë në rrjetet sociale dhe më pas ka vijuar mbrëmjen e djeshme, duke degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

I plagosuri me iniciale A.K, është gjetur i shtrirë në trotuar nga një kalimtar, i cili ka lajmëruar ambulancën dhe policinë. I riu u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./balkanweb/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.