Durrës, vdes 24-vjeçari piu fotoksinë, mister rrethanat

Aktualitet

ilace-viagraNjë i ri në Durrës i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, duke u helmuar me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr.18 në Durrës, ku K.Xh., 24 vjeç, duke përfituar nga fakti që nuk kishte njëri pranë tij, ka pirë helmin.Ai është dërguar në spital nga familjarët, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive. Detajet e këtij rasti nuk dihen ende, ndërsa për zbardhjen e shkaqeve të vetëvrasjes vijojnë ende hetimet.

ME TE LEXUARAT