Pista e aeroportit kërcënon me vdekje banorët e fshatit, ja rreziku

Bota

pistaaNdërtimi i një piste të tretë në Aeroportin Heathrow do të çojë në shkatërrimin e një fshati të tërë. Tashmë që plani i cili favorizon zgjerimin e aeroportit është shpallur dhe njerëzit që banojnë aty kanë filluar të protestojnë.

Njerëzit në Harmondsworth janë të lodhur, të rraskapitur dhe të demotivuar. Ata ndodhen në një situatë të pazakontë sepse nuk e  dinë çfarë do të ndodhë me shtëpitë e tyre ndërsa u duhet të jetojnë me avionë që fluturojnë mbi shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rezidentët janë të shqetësuar pasi një pjesë të tyre do tu shemben shtëpitë, por edhe ata që do të vijojnë të jetojnë aty do përballen çdo moment me zhurmë.

Trishtuese është që në këtë fshat rrezikojnë të shemben banesa që datojnë para 600 vitesh ndërsa kisha e Shën Marisë e ndërtuar në shekullin XI do të jetë shumë pranë pistës.

ME TE LEXUARAT