Tjetër “pilot vdekjeje” në autostradë, në sens të kundërt me shpejtësi “skëterrë”

Aktualitet

shoferi-vdekjesNje tjeter rast i makinave qe tejkalojne shpejtesine ne autostrade duke hyre ne sens te kundert levizje e duke rrezikuar keshtu jeten e qytetareve. Dhjetëra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një eksperimenti të rrezikshëm në autostradë.

Nje javë më parë një ‘kamikaz’, Dashnor Deliallisi, u mori jetën 3 vajzave duke udhëtuar me shpejtësi të madhe dhe në sens të kundërt në autostradë, ka ende pilotë vdekjeje që nuk marin parasysh asgjë por sfidojnë vdekjen dhe vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Një rast i ngjashëm me atë të 13 tetorit ka ndodhur sot në një tjetër autostradë të Shqipërisë. Siç duket në videon e mëposhtme, një fuoristradë tip Mercedes ML ecte në krahun e kundërt të autostradës me shpejtësi, duke u bërë një rrezik potencial për aksident, megjithatë policia nuk duket asgjëkundi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT