Pikat kyçe të ushtrimeve për një bark të sheshtë…

UntitledShtresat e yndyrshme rreth belit jo vetëm që janë problem estetik, por e dëmtojnë seriozisht edhe shëndetin, transmeton koha.net.
Pasojat e luftës së përhershme titanike me kilogramët e tepërt më së shpeshti janë të dukshme në zonën rreth belit. Edhe pse yndyrat së pari fillojnë të depozitohen në bark, ato janë të fundit që largohen pavarësisht mundit, vuajtjes dhe sakrificës së madhe.
Në shikim të parë duket që është situatë e pashpresë, por fatmirësisht ka teknika të cilat përshpejtojnë reduktimin e shtresave yndyrore rreth belit:
Flini: Puna deri natën vonë dhe zgjimi herët mund të prishin bioritmin tuaj dhe kur vjen deri te kjo, fatkeqësisht do të hani edhe më shpesh dhe më shumë. Kur jemi të lodhur, trupi në mënyrë të sforcuar sekreton grelinin, hormonin e urisë i cili nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe ushqim të yndyrshëm. Mungesa e gjumit po ashtu pengon sekretimin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili, megjithatë ndikon në ndjeshmërinë tonë ndaj insulinës, fajtori kryesor për shtresat e yndyrshme rreth belit. Për të shmangur debalancën hormonale, flini rreth shtatë orë gjatë natës.
Ushtrimet – Pa djersë nuk ka as rezultate. Nëse çdo ditë bëni një mijë ulje aerobike do të keni muskuj shumë të fort të barkut, por fatkeqësisht ata nuk do të shihen për shkak të shtresave të yndyrshme. Në vend se të bëni vetëm një ushtrim, tentoni të aktivizoni më shumë grupe muskujsh me aktivitete të ndryshme fizike.
Shmangni sheqerin – për reduktimin e shtresave yndyrore rreth belit dhe rreth organeve vitale shumë i rëndësishëm është ushqimi i rregullt, nga ai varet 80 për qind e luftës sonë me kilogramët. Konsumimin e kalorive reduktojeni duke konsumuar proteina, fibra të plota dhe pemë dhe perime.
Vitamina C – Kur jemi nën stres të madh në trupin tonë rritet niveli i kortizolit, por vitamina C stabilizon sekretimin e tij. Po ashtu, vitamina C është esenciale në krijimin e karnitinit, kompozimit të ngjashëm me aminoacide të cilat yndyrat i shndërrojnë në energji. Burimet më të pasura të vitaminës që djeg yndyrat janë specat, kivi dhe lakra.
Hani yndyra – Edhe pse tingëllon kontraproduktive, yndyrat vërtet reduktojnë shtresat e dhjamit. Njerëzit trashen për shkak të sheqerit dhe jo yndyrave që i konsumojnë me ushqim. Ushqimet e pasura me acidet e pangopura yndyrore omega-3 (salmoni, avokado dhe frutat arrore) do të largojnë apetitin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Videoja e momentit kur gruaja sulmohet e goditet nga fantazma

Një video tmerruese në të cilën pretendohet se është filmuar një sulm ...