Ja perversi që vë në rrezik fitoren e Clinton në SHBA dhe arsyeja

clintonFBI ka njoftuar se ka nisur një hetim të ri lidhur me emailet e Hillary Clinton. Njoftimi u bë dje teksa FBI njoftonte se ka gjetur prova të reja që implikojnë kandidaten demokrate.

Tërbimi i Clinton ishte i papërmbajtshëm dhe kërkoi që të zbardhej gjithçka sa më shpejt.

Është një ngjarje e pandodhur më parë, që një kandidat të hetohet 11 ditë para zgjedhjeve.

Por si nisi e gjitha dhe përse u rihap hetimi?

Vetëm pak muaj më parë shefi i FBI-së deklaronte se “asnjë gjykatës me dy pare mend në kokë nuk do të niste një hetim ndaj Hillary Clinton”.

Por gjetja e disa emaileve në nje laptop ka përmbysur gjithçka.

FBI ka gjetur disa emaile në laptopin e ndihmëses se Clinton, Huma Abedin.
Gjetja e tyre ishte krej e rastësishme.

FBI po hetonte burrin e ndihmëses së Clinton, Anthony Weiner. Ai ishte përfshirë disa herë në skandale seksuale me të mitur, megjithatë bashkëshortja i kishte qendruar besnike duke mos e divorcuar.

Por në gusht të këtij viti ai i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale një të miture. Pas bërjes publik të skandalit, FBI nisi hetimet duke kontrolluar edhe laptopin në shtëpinë e Weiner dhe bashkëshortes së tij Huma Abedin, ndihmëses së afërt të Clinton. Aty u gjetën dhjetra emaile të tjera të ish-sekretares së Shtetit.

Nuk dihet se çfarë do të sjellë hetimi ekzaktësisht, por endrrat perverse të burrit të ndihmëses, mund të shkatërrojnë endrrën e jetës së Hillary Clinton. Trump ndërkohë fërkon duart…/TemA

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

azilii

Gjermani, azilanti përdhunon dhe vret vajzën e zyrtarit të BE

Një adoleshent emigrant nga Afganistani është arrestuar për përdhunim dhe vasjen e ...