Policia publikon emrat dhe fotot, këta janë 12 personat më të kërkuar në Tiranë

Aktualitet

policia2015Policia e Tiranës ka publikuar listën e personave më të kërkuar, shoqëruar me fotot përkatëse dhe të dhënat e individëve.

Personat në kërkim nga policia e kryeqytetit konsiderohen të rrezikshëm dhe të armatosur, ndërsa qytetarët ftohen të njoftojnë uniformat apo komisariatin dixhital në rast se zotërojnë informacione mbi këta individë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lista:

1 - Eduart Xhavit Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje".

2 - Eduart Gani Kuliçi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje“.

3 - Bashkim Riza Ferati, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

4 - Kujtim Demir Demiri, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të miturve”.

5 - Blenis Mihallaq Shyti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

6 - Fation Agim Muharremi, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”.

7 - Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.

8 - Valentina Gëzim Tufina, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.

9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

10 - Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.

11 - Çetina Xheladin Zajmi, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.

12 - Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

ME TE LEXUARAT