Reshjet masive të shiut, uji “përpin” furgonin në Tiranë

tirana-permbytjeReshjet e dendura të shiut, që nuk kanë reshtur gjatë gjithë natës, kanë shkaktuar probleme në disa zona të Tiranës. Situata paraqitet emergjente në zonën e njohur si “Bregu i lumit”, ku disa banesa rrezikojnë të përmbyten pasi lumi ka dalë nga shtrati.

Ndërkohë prurjet shumta e kanë bërë të rrezikshëm përroin në Zall-Bastar. Mësohet se një furgon është rrëmbyer nga rrjedha e përroit, mëngjesin e sotëm, ndërsa shoferi ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda mjetit.

Kliko per me shume info

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, drejtuesi 50-vjeçar i frugonit u nxor nga mjeti me anë të një vinçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.