Qindra hektarë tokë nën ujë, Lumi Drin në pikën kritike, ja situata në veri

permbytjettMinistria e Bujqësisë ka bërë një pasqyrim të situatës së përmbytjeve në veri të vendit, ku prej mëse dy ditësh janë shfaqur probleme si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Në Zadrimë janë rreth 300 hektarë nën ujë. Në zonën e Balldre-Torovicës janë rreth 400 ha nën ujë

Për shkak të rënies së reshjeve në një territor më të madh në Zadrimë dhe Balldre, si dhe për shkak të tejngopjes së tokës me ujë, prurjet nga kanalet e ujërave të larta dhe lumenjve janë shumë më të mëdha. Kështu, lumi Drin është në kuotën 2  nga  2.2  që është pika kritike. Ndërsa në Talë, kuota është  -1.75  nga  -1  që  është pika  kritike.

“Në Lezhë dhe rrethina kanë rënë 64 mm shi, por nuk ka probleme të shtuara nga përmbytjet e dy ditëve më parë”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Në zonën e Bregut të Matit dhe  Barbulloje  janë rreth  80  ha  nën  ujë, të mbetur  nga  përmbytja e  mëparshme. Në Kurbin rreth 60 ha nën ujë, sërish nga përmbytjet e mëparshme

Pavarësisht situatës të tillë, nuk ka probleme me energjinë elektrike  dhe hidrovorët, të cilët janë në gjendje pune.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

gruja-thonjte

Tiranë, në kërkim gruaja “e tmerrshme”, shpoi gomat e katër makinave

Policia e Tiranës ben me dije ne komunikaten ditore te saj se ...