Përdhunoi 14-vjecaren në mes të natës, arrestohet i riu

policia-naten-620x330Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me një vajzë të mitur.

Sipas bluve të policisë ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku Kristaq Kondi, 23 vjeç nga fshati Piqeras akuzohet se ka përdhunuar një vajzë nga Borshi.

Kliko per me shume info

Vajza 14-vjecare ka bërë denoncimin në Polici, ku ka thënë se Kondi e kishte detyruar të kryente seks me të.

Ajo shtoi se e gjitha kjo ka ndodhur rreth orës 01:00 të së mërkurës./LajmiFundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.