Vdiq në burg pas përdhunimit të mbesës, të tjera skandale seksuale në familjen e Thoma Çalës

UntitledZemra e 47-vjeçarit Thoma Çala nuk ka mundur të përballojë më tepër akuzat e mbesës së tij për abuzim seksual, të cilat nuk i pranoi kurrë. Rreth një vit pas denoncimit të mbesës së tij, Thoma Çala humbi jetën pak javë më parë në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve, shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës.

Familjarët e Thoma Çalës shprehen të vendosur për të çuar deri në fund amanetin e tij, për zbardhjen e së vërtetës. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” ishin sot bashkëshortja, vëllai dhe motra e Thoma Çalës, të cilët u përballën live me babain e vajzës që pretendon se u përdhunua nga xhaxhai i saj. Por përplasja ka qenë e ashpër me akuza të forta nga të dyja anët.

Babai i vajzës Anesti Çala, në një lidhje telefonike në studio, akuzoi vëllain e tij Sokol Çala për lidhje intime me bashkëshorten e të ndjerit Thoma Çala.

“Kur kemi patur ditëlindjen e fëmijëve. Të tërë mblidheshin në shtëpinë time. Sokoli ka thyer dy telefona në shtëpinë time sepse është zënë me zotin Thoma. të nesërmen i kam mbledhur të dy dhe u kam thënë si është problemi. Zoti Thoma dyshonte sikur Sokoli kishte qenë me Verën. Ka thënë vija nga puna i gjeja me shalë përpjetë.”- deklaroi Anesti Çala.

Vëllai i tij, Sokol Çala iu përgjigj akuzave duke thënë: “E futët njërin vëlla në burg, e vdiqët aty, doni të vdisni dhe tjetrin tani?

Motra e vëllezërve Çala, Lindita iu lut Anesti Çalës që të tregojë të vërtetën.
“Në të ka ngelur ndonjë pikë ujë në damar trego të vërtetën. Ti ja bërë gropën vëllait, ti u gëzove.”- tha zonja Lindita.
PERPLASJA XHAXHA-MBESE NE TV
Pak ditë para vdekjes, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti”.
19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i saj, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.
“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh. I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”- deklaroi Thoma Çala.

DENONCIMI I VAJZES
Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010, kur ajo ende nuk kishte mbushur 14 vjeçe. Mësohet se denoncuesja ka theksuar se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka kërcënuar që të mos i tregonte njeriu se pastaj do t’i dilte nam i keq. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur në atë kohë./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vizita sekrete e kreut të CIA-s në Shqipëri, shkak ndikimi rus?

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi shprehet se vizita sekrete e shefit të ...