Rrëmbeu e përdhunoi infermieret, arrestohet 19-vjeçari nga Shqipëria

25
Kliko per me shume info

perdhunuesi-shqiptarNjë shqiptar, i cili dyshohet se është i sëmurë mendor, ka arritur të rrëmbejë dy infermiere në një qendër të Shëndetit Mendor në Avexano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes, ndërsa shqiptari është identifikuar si Enriges Kavalli, 19 vjeç. Ai ka mundur të rrëmbejë infermieret përmes një thike.

Njërën prej tyre e kishte hipur në automjet, e ka lidhur me litar dhe nën kërcënimin e thikës, ka abuzuar me të seksualisht. Mediat lokale raportojnë se infermierja që ishte abuzuar ka kërkuar ndihmën e banorëve aty pranë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Në këtë moment, Kavalli ka ikur, me qëllim që të shpëtojë nga policia. Karabinierët e kanë ndjekur për disa kohë, derisa e arrestuan. I riu shqiptar u dërgua në burgun e Avezanos.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here