Pep Guardiola paralajmëron: United nuk ka “vdekur”!

Kliko per me shume info

guardiolaKete pune kemi- tha – o lal!Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha se ai nuk pret që Manchester United të qëndrojë duar kryq në “Old Trafford”, në derbin për Kupën e Ligës, të mërkurën në mbrëmje, sidomos pas humbjes të pësuar 4-0 ndaj Chelsea.

Guardiola këmbëngul se skuadra e Jose Mourinho nuk do të ndikohet nga humbja në “Stamford Bridge” dhe pret që të luftojë ashpër për një vend mes tetë më të mirave të kësaj veprimtarie.
“Unë gjithmonë pres më të mirën nga Manchester United, – tha trajneri i City. – Ata humbën në fundjavën e kaluar, por me cilësinë dhe përvojën e Jose do të bëjnë të pamundurën për të përmbysur situatën, sepse për Manchester United do të thotë shumë ajo humbje. As më tepër që luhet në “Old Trafford”. Eshtë një skuadër e fortë në qendër dhe e shpejtë në kundërsulm. Janë një nga ekipet më të mira në Angli. Kanë gjashtë pikë më pak se ne, por gjashtë pikë janë vetëm dy ndeshje. Nuk janë të vdekur nga humbja me Chelsea, përkundrazi.”
City fitoi në ndeshjen e kampionatit në “Old Trafford” ku pjesa e parë e të besuarve të Guardiola ishte mbresëlënëse. “I përket historisë. Ajo ndeshje ka mbaruar. Luajtëm një pjesë të parë me personalitet dhe mund të shënonim më shumë gola, ndërsa në pjesën e dytë na krijuan probleme me topat e gjatë për Fellaini dhe Ibrahimovic. Derbi është gjithmonë një ndeshje speciale, edhe pse ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar.”
Guardiola konfirmoi se ai do të bëj rotacion te skuadra e City pasi është ndeshja e gjashtë në 18 ditë. Kevin De Bruyne do të pushojë, ndërsa nuk do të ketë sërish vend për Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna. Në portë Claudio Bravo do të zëvendësohet nga Willy Caballero, pasi argjentinasi luajti edhe në raundin e kaluar të Kupës së Ligës së Anglisë kundër Swansea.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.