Partizani-Skenderbeu barazim mes dhunës e incidenteve në "Elbasan Arena"

Aktualitet

partizan-skenderbeuNdeshja Partizani 0 - 0 Skenderbeu, eshte ndërprerë në pjesën e dytë (min 92).

Shkak për ndërprerjen e ndeshjes ka qenë një incident në shkallët e stadiumit. Incidenti ende i paqartë ka sjellë dhunë dhe më pas edhe ndërhyrjen e policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa tifozë të Partizanit janë lënduar dhe janë parë të dërgohen në ambulanca pas ndihmës së parë që kanë marrë brenda stadiumit.

Batha, futbollist i Partizanit eshte pare te futet ne fushe me koke te lidhur pasi mesa duket eshte goditur me sende te forta nga tifozeria.

Dalja me kartonin e kuq e futbollistit të Partizanit, Kalari, në minutën e 60-të shtoi tensionin tek tifozeria kryeqytetase e cila shpërthen me një tjetër rast, në fund të ndeshjes.

Kanë qenë disa tifozë të cilët janë lënduar dhe i është dhënë ndihma e parë nga mjekët e Partizanit dhe të ambulancës që ishte e pranishme në "Elbasan Arena". Sa i përket rezultatit sportiv që fatkeqësisht doli i fundit në radhë për shkak të këtyre ngjarjeve, gjithçka përfundoi 0-0 dhe me pikën e marrë asgjë nuk ndryshon në klasifikimin e përgjithshëm që e kryeson Skëndërbeu me 2 pikë më shumë se Partizani.

ME TE LEXUARAT