Prapaskenat para ndeshjes Partizani- Skënderbeu, tifozët e Partizanit sulmojnë me gurë korçarët…

UntitledE bukura dhe bisha e futbollit shqiptar në të mirë dhe në të keq janë tifozët. Spektakli i super sfidës Partizani-Skënderbeu u shkërmoq në fundin e saj, mjaftoi një rast i dyshimtë në fushë që tifozët e kuq të shpërthenin në zemëratë, një situatë që më pas solli kaos teksa tifozët u përleshën me forcat e rendit.

Stadiumi “Elbasan Arena” praktikisht u çmontua, ndërsa tifozë u futën në fushë në kërkim të ndihmës së shpejtë. Kjo ishte pjesa e shëmtuar e këtij takimi ndërsa e bukura nuk mungoi në fushë ku dy ekipet luftuan deri në frymën e fundit me dëshirën për të fituar. Askush nuk feston pas këtij takimi, jo vetëm për faktin që sfida u mbyll në shifrat 0-0 por ajo që ndodhi në tribuna zbehu gjithçka.

Kliko per me shume info

 

Por konfrontim nuk pati vetëm brenda shkallëve të stadiumit, pasi një ngjarje aspak e këndshme është filmuar edhe para ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Një grup i tifozerisë së Partizanit i ka zënë pritë një autobusi, ku ndodheshin tifozë të Skënderbeut.
Ata e ndaluan autobusin duke i zënë rrugën dhe filluan të qëllonin me gurë e sende të forta në drejtim të mjetit. Në videon e publikuar nga Procesi Sportiv duket momenti kur grupi u bën thirrje tifozëve korçarë që të dalin dhe të përballen me ta.

Fatkeqësisht raste të tilla janë të shpeshta në futbollin shqiptar./balkanweb/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.