Partizani i kundër policisë: E pakuptimtë, theu çdo rregullore!

Kliko per me shume info

polici-partizaniKlubi i Partizanit i është kundërvënë forcave të rendit duke akuzuar policinë e pranishme në “Elbasan Arena” se ka thyer çdo rregull të mundshëm për të ndërhyrë në mënyrë të dhunshme ndaj tifozerisë.

Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se do t’i drejtohet FSHF­së për rastin në fjalë, për të shmangur ndonjë problem me këtë të fundit e cila mund ta ndëshkojë për shkak të sjelljes së tifozëve në tribuna.

Kliko per me shume info

Reagimi i Partizanit

Klubi dënon dhunën e ushtruar nga policia ndaj tifozerisë së kuqe përgjatë takimit Partizani – Skënderbeu, i vlefshëm për javën e 9 të Kategorisë Superiore.

Në mënyrë të pakuptimtë dhe duke thyer çdo rregullore që përmban siguria në stadiume, forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërhyrë në sektorin ku ishin të akomoduar tifozët e kuq duke përdorur gaz lotsjellës dhe më pas duke goditur në masë mbështetësit e kuq.

Për pasojë mjaft tifozë janë plagosur rëndë, përfshirë edhe një vajzë 19 vjeçare, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekeve dhe stafit te klubit kaloji gjendjen kritike për jetën dhe më pas është mbajtur për disa orë në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Klubi përgjatë ditës së nesërme do të përgatisë një relacion të shoqëruar edhe me pamje filmike të cilat do të depozitohen pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të pasqyruar me fakte të gjithë dinamikën e këtyre ngjarjeve, të cilat sollën edhe ndërprerjen e takimit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here