Parashikimi, shijoni motin e pazakonë këtë fundjavë

Soft

motiiiSipas parashikimeve nga meterologet, deri në mesditë, pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave veriore dhe verilindore të cilat do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat malore përgjatë kufirit lindor do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje të lehte të tyre.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor- lindor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 2 ballë.klan

ME TE LEXUARAT