3 orë panik në Tiranë, 25-vjecari zbret nga vinçi

qytetari-tren25-vjecari që ka kërcënuar se do të hidhet nga vinci pranë stadiumit “Qemal Stafa”, pas negociatave ka vendosur të zbresë.

Qytetari nga Vlora, Erjon Selimaj prej gati 3 orësh kërcënonte se do të hidhej nga vinci pasi pretendonte se shteti e ka hedhur në rrugë dhe ka kërkuar ndihmë.

Kliko per me shume info

Policia, te afërm dhe persona që e njihnin 25-vjecarin kanë ardhur për ta bindur atë që të zbresë nga vinci.

Ai sapo ka zbritur nga vinci, është shoqëruar me një makinë policie./LajmiFundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here