Aktori i “Portokallisë” zbulon pagën, ja sa merr nga Top Channel

betim-sperdhima“Betim Sperdhima, aktori i “Portokalli” ka zbuluar pagën që merr nga televizioni ku shfaqet prej disa vitesh.

Rezarti këtë detaj e ka zbuluar gjatë një debati në “Facebook”, ku shkruan se paguhet nga “Top Channel” 4 milionë lekë, ndaj nuk ka nevojë t’i bëjë fresk asnjë partie.

Kliko per me shume info

Ky detaj i ka shpëtuar pasi ai ka publikuar një status për gjendjen jo të mirë të rrugëve në Shqipëri.

“Rruga më kryesore që lidh Tiranën me jugun është autostrada ose më saktë rrugica Tiranë-Durrës pa pikën e dritave që në kohën kur e bëri Pandel Majko! Paguaj taksa sa të duash nga 400 mijë lekë në vit për makinat edhe rrugët tona s’kanë as standardin më minimal sa ajo e Maqedonisë! Gjoba nga 200 mijë për rripin, gjoba për pije deri në burgim e rrugët janë po njësoj! Mjerë ne që patëm këtë fat! Pse o Zot na le në mëshirë të fatit me këtë lloj politike të korruptuar dhe dembele që nuk i dhemb fare për këtë popull”, shprehet aktori.

rroga-betim-sperdhima

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here