Treguesit e 9-Mujorit 2016, OSHEE: Humbjet u ulën në 27.6%

Aktualitet

oshee-2016Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon treguesit kryesorë të aktivitetit gjatë 9-Mujorit të vitit 2016. Niveli i humbjeve në rrjet gjatë periudhës Janar-Shtator ka zbritur në 27.6%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte 31.1%.

Humbjet krahasuese 9 mujor 2013 – 2016:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janar – Shtator 2013 43.4%

Janar – Shtator 2014 38.7%

Janar – Shtator 2015 31.1%

Janar – Shtator 2016 27.6%

Gjatë muajit Shtator 2016 niveli i humbjeve u mbyll në 22.1% ndërsa Shtatori i një viti më parë ishte 25.3%.

E njëjta ecuri pozitive paraqitet edhe sa i takon treguesve të nivelit të arkëtimit të faturave korente të energjisë elektrike. Gjatë periudhës Janar-Shtator 2016 janë arkëtuar nga faturat korente (pa llogaritur arkëtimet nga aktmarrëveshjet) 42,9 miliard lek. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin arkëtuar 41,5 miliard lek.

Arkëtimet korente krahasuese 9 mujor 2013 - 2016:

Janar – Shtator 2013 28,8 miliard lek

Janar – Shtator 2014 34,4 miliard lek

Janar – Shtator 2015 41,5 miliard lek

Janar – Shtator 2016 42,9 miliard lek

Që prej nisjes së operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, totali i aktmarrëveshjeve të lidhura ka arritur në 445,147 prej të cilave 424,405 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa pjesa tjetër, rreth 21 mijë i takon abonentëve biznes. Rreth 65 mijë aktmarrëveshje rezultojnë të lidhura nga abonentë me ndihmë ekonomike, pensionistë kryefamiljarë dhe me status të veçantë. Deri më tani, 220 mijë abonentë familjarë kanë preferuar ta shlyejnë të gjithë detyrimin për të përfituar 70 dhe 80% reduktim të kamatës.

ME TE LEXUARAT