Të dielën ndërron ora, ja nga do t’i zhvendosni akrepat e orës!

ora-veroreDëshironi të flini dhe pak mëngjeseve? E diela e 30 Tetorit do të shënojë zhvendosjen e akrepave një orë mbrapa.

Ndryshimi i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të zhvendosen 60 minuta mbrapa dhe ora do të shënojë 02:00.

Ndryshimi i orës bëhet me qëllim shfrytëzimin më mirë të dritës diellore dhe kursimin e energjisë elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.

 

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

I moshuari hero, nxori bombulën në flakë nga shtëpia e fqinjit

Një i moshuar është kthyer në një hero për banorët e Wuxi ...