Obeziteti tek fëmijët ka një fajtor, ajo është NËNA!

UntitledFenomeni i obezitetit, i cili së fundmi është shtuar shumë duket se e ka një fajtor. Bëhet fjalë për prindërit, e në vecanti nënat. Fakti që, të dy prindërit punojnë, është i lidhur ngushtësisht me mbipeshën dhe obezitetin e fëmijëve. Të paktën kështu thuhet në një studim danez të ekonomistit Wencke Gëodzd e Copenhagen Business School.
Studimi analizoi një sërë kërkimesh të mëhershme, lidhur me nënat që punojnë dhe obezitetin e fëmijëve, duke zbuluar lidhje të ngushta mes këtyre dy elementeve në shumë vende.
Me fjalë të tjera, nëse krahas babait, kur edhe nëna është në punë është më e lehtë që fëmija të shëndoshet. Rezultati është edhe më i ndjeshëm në rastet e fëmijëve me moshë 5 deri në 10 vjeç, të cilët janë disi më të pavarur në zgjedhjen për të ngrënë, shkruan “noa.al”.
“Mirror” raporton se nëse nënat mungojnë për kohë të gjatë tek fëmijët edhe regjimi i tyre i gjumit nuk është i rregullt, duke çuar, gjithashtu, në shtim peshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.