Zbardhet dëshmia e noteres: Shullazi më erdhi në zyrë me 15 vetë

Fejzi-Kodra-ShullaziProkuroria ka vazhduar hetimet për grupin e Emiljano Shullazit, ku ka marrë dëshminë e noteres para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30% të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja.

Dëshmia e noteres do të merret si provë kundër bandës së Shullazit.
Noterja ka treguar me detaje momentin kur Emiljano Shullazi, sëbashku me 15 djem të tjerë, rreth orës 09:00 të darkës kishte shkuar të merrte çertifikaten e pronësisë, e cila kishte dalë nga Hipoteka.

Ajo ka treguar edhe kur janë nënshkruar kontratat mes Shullazit dhe Ylvi Beqajt. Disa makina kishin shkuar atë ditë perpara zyrës së saj dhe në to ishin rreth 15 persona.

Sipas saj, në kohën kur janë nënshkruar kontratat, qepeni i zyrës së saj është ulur deri në mometin kur është përfunduar puna dhe prona kaloi në emër të Shullazit.

Noterja ka sqaruar se për çdo veprim të sajin ka njoftuar Ylvi Beqajn, por biznesmeni mesohet t’i ketë thënë se nuk ka çfarë të bëjë, raporton Tv Klan.

Ndërsa në dëshminë e tij vetë biznesmeni ka pranuar se është kërcënuar me një armë në bark nga Shullazi në kohën kur ishte në zyrën e noteres.

Pas këtij momenti, ai u detyrua t’i jepte Shullazit 30 % të ish – hotelit dhe 550 mijë euro, të cilat i kishte fituar nga shitja e një të tretës së hotelit, familjes Kodra.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘’Balerinë në klube natë’’, reagon Mimi Kodheli ndaj mediave greke

Mediat greke sulmuan Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin duke shkruar, “25 vite ...