Gjykata iu bllokon 500 mijë €, norvegjezët: Ja investimi që do bënim në jug

Aktualitet

gjykata e tiranesGjykata e Tiranës ka lënë në fuqi sekuestron mbi një shumë prej 500 mijë eurosh të sjellë në Shqipëri nga dy shtetas norvegjezë.

Togat e zeza kanë refuzuar kërkesën për lirim nga masa e sekuestros të një shumë prej gjysmë milioni euro, bllokuar në llogaritë e dy shtetasve norvegjezë në banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shuma prej 500 mijë eurosh u bllokua në mars të vitit 2016, pas dyshimeve të Prokurorisë se të zotët e tyre ishin përfshirë në skema të pastrimit të parave. Bëhet fjalë për llogari në emër të shtetasve O. Johansen dhe J.B. Nilsen.

Sipas Prokurorisë, dy shtetasit norvegjezë kanë regjistruar dy shoqëri tregtare në Shqipëri. Më tej ata kanë hapur llogari në banka të nivelit të dytë në vendin tonë.

Në mars të vitit 2016, në llogarinë e O. Johansen ka mbërritur një transfertë me vlerë 200.000 euro nga Filipinet.

Disa ditë më vonë, po nga i njëjti vend është bërë një transfertë prej 300 mijë eurosh në llogarinë e J. B. Nilsen. Prokuroria ngriti dyshime ndaj tyre, për shkak të disa orvatjeve të tyre për të kryer transferta të tjera në shuma të mëdha, si dhe shitjeblerje aksionesh mes shoqërive të tyre.

ME TE LEXUARAT