Një operacion në Itali sekuestron 600 kg drogë, arrestohet një shqiptar(Foto)

UntitledNjë operacion droge në Itali përfundoi me sukses duke sekuestruar 600 kg dhe duke arrestuar të dyshuarit. Sipas raportimeve, autorët janë 6 bullgarë dhe një shqiptar, duke u akuzuar për prodhim të drogës. Ata tentuan të arratiseshin, por nuk kanë mundur. Policia ka bërë kontroll në një godinë të braktisur, ku u përballën me një laborator të vërtetë marijuane. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në San Nicandro Garganigo, një provincë e Foggias. Policia arriti të sekuestronte 600 kg kanabis sativa, 20 kg marijuanë e përpunuar dhe gati për tu hedhur në treg.

Raportohet se ngjarja nuk ishte krejtësisht e rastësishme, hetimet kishin nisur ditë më parë kur karabinerët ranë në sy të lëvizjeve të personave të dyshimtë dhe nisën ndjekjen. Ata shkonin në mëngjes me një furgon dhe qëndronin në atë godinë të pabanuar deri në mbrëmje. Po ashtu policia ka treguar identitetin e shqiptarit, bëhet fjalë për Klodian Paluci.

 

 (shqiptari i arrestuar)

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...