Nishani kundër Ramës: Dialogun me Beogradin ta udhëheqë Kosova

nishani-mbetjeNë emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Serbia po tenton të shmangë dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flas për Kosovën.

“Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga agjenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t’u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët”, tha Nishani.

Madje, lidhur me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet ta udhëheq Kosova.

“Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet ta udhëheq Kosova”, tha ai.

Edhe Nishani i është bashkuar debatit që së fundmi është shumë aktual, atë për “kombësinë kosovare”. Ai tha se shqiptarët janë faktorë në Ballkan.

“Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 përqindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë”, tha Nishani, duke shtuar se debatet për “kombin shqiptar” janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej të të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e dyja shteteve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

2 comments

  1. nuk perputhem me pikpamjet socialiste.
    e vertet esht qe sjam me pd, dhe kurr mos ja pafshim bojen.
    por qe dali dhe ky dordoleci shemtuar e tjap men esht kulmi. ik ore arixhi mos be llapa llapa
    as te degjon dhe ste pjerdh kush o jari

  2. jam me ca shok nga kosova. as ta kan par naj i her surratin. u habiten kur morren vesh kush je

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...