Nishani: Shtimi i zërave nostalgjikë në mbrojtje të krimeve të diktaturës, këmbanë alarmi

nishaniii“Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste, madje simbolet e diktaturës po rikthehen dukshëm edhe pas 26 vitesh”, ka qenë kjo deklarata e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani gjatë një aktiviteti të organizuar mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Brigadave. Sipas kreut të shtetit, politika shqiptare duhet të hapë dosjet e sigurimit të shtetit duke i shërbyer memories historike të vendit.

“Me keqardhje konstatoj se pas 26 vitesh nga modeli gjerman, Shqipëria nuk është ndarë plotësisht nga e kaluara komuniste. Dosjet e sigurimit të shtetit në Shqipëri nuk janë ende të aksesueshme dhe lustracioni as që merret në konsideratë. Simbolet e diktaturës dhe regjimit komunist po rikthehen fatkeqësisht dukshëm e shpesh të kamufluara me element artistik”.

Presidenti i kërkoi klasës politike shqiptare që të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe jo ti mbrojë ato, ashtus siç po bëjnë sot disa politikanë.

“Klasa politike shqiptare sot ka për detyrë të marrë seriozisht dënimin e krimeve të komunizmit dhe respektimin e rezolutave të Këshillit të Europës të viteve 1996 dhe 2006. Shtimi i zërave nostalgjikë, shpeshherë dhe nga politikanë, në mbrojtje të hapur të krimeve të kryera nga komunizmi dhe sigurimi i shtetit duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë shqiptare”.

Këto deklarata, kreu shtetit i bëri gjatë një aktiviteti në kuadër të “Tetorit Gjerman”. Për kontributin e tyre në ndihmë të familjeve në nevojë dhe arsimimin e të rinjve, Presidenti Nishani dekoroi me titullin “Nënë Tereza” për 4 motrat e komunitetit katolik.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

andrea-stefani

Rama për Andrea Stefanin: Lajm tronditës për humbjen e një patrioti, gazetar i pakompromis

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ...