Presidenti Nishani dekoron nënën e Armina Mevlanit, ja arsyeja

Kliko per me shume info

nena-armina-mevlaniPresidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekoruar, mamanë e blogeres Armina Mevlani, Mimoza Mevlanin me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Sipas njoftimit të Presidencës, dekorimi ka ardhur për kontributin e Mevlanit si valltare dhe koreografe e Ansamblit të Ushtrisë.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 20/10/2016, nr. dekreti 9772 zonjës Mimoza Mevlani (Shaba) Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për punën e shquar dhe vlerat e veçanta artistike të demonstruara si valltare dhe koreografe pranë Ansamblit të Ushtrisë; krahas kontributit të çmuar dhënë në përgatitjen dhe pjesëmarrjen e ekipit të vajzave shqiptare në Gjimnastradën e 14-të Botërore, si dhe në vlerësim të veprimtarisë së saj të vyer prej aktivisteje të spikatur shoqërore””, thuhet në faqen e Presidencës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here