Gjoba 1 mln euro ndaj biznesmenit, lihet në burg nipi i Shullazit

Kliko per me shume info

bandaaGjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Endrit Zelën, i arrestuar dy ditë më parë së bashku me Endrit Qyqjen si bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit.

Endrit Zela, mësohet se është nipi i Emiljano Shullazit u prangos ne ambientet e dhomës së takimeve në burgun 313 teksa priste te takonte Shullazin, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali pranë burgut.

Kliko per me shume info

Endrit Zela dhe Endrit Qyqja akuzohen se në bashkëpunim me Emiliano Shullazin kanë kërcënuar dhe i kanë marrë ish-hotel Vollgën dhe plot 1 milionë euro biznesmenit Ylvi Beqja, i cili së fundmi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar se si është kërcënuar dhe grabitur prej Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar ndaj dy të arrestuarve masën e sigurisë arrest me burg ndërsa dëshmia e Ylvi Beqjas është prova kryesore për të dëshmuar krimet e organizatës së Shullazit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here