Durrës, nipi mashtron dajën, i merr 25 mijë Euro dhe nuk ia kthen më!

policia-durresNdonëse kanë kaluar 3 vjet, nipi që i mori dajës së tij me anë të mashtrimit një shumë prej 25 mijë Eurosh, nuk ia ka kthyer ende.

E në fakt, nuk ka në plan që t’ja kthejë. Kjo gjë e ka detyruar të moshuarin të bëjë denoncim në Polici për nipin e tij.

Pas denoncimit, Krimi Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Durrësit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit I.K. 50 vjeç, banues në Durrës.

Policia informon se në vitin 2013, ai i ka marrë me anë të mashtrimit, dajës së tij, shtetasit Xh.D. 70 vjeç shumën prej 25 000 eurosh dhe nuk ia ka kthyer ende.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mashtrimi”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë/ E dhunoi vjehrri, dhëndri merret në mbrojtje nga policia

Një 69-vjeçar me incialet S.T. është denoncuar pasi dyshohet se ka ushtruar ...