“Sali ziu, amerikantët do t’i zbulojnë milionat prej sheiku, shqiptarët do shokohen”!

ngjela14Ish-ministri i Drejtesise, Spartak Ngjela, ka bere nje parashikim te madh per Shqiperine, teksa ka thene se me 2019 do te jete anetare e Bashkimit Evropian. Avokati Ngjela ka ka parashtruar gjithashtu dhe dy menyrat, qe sipas tij, do te shkruaje historia pas 3 vite per vendin tone.

Ja reagimi:

Ja si do të shkruajë historia pas vitit 2019 për Shqipërinë, ndërkohë anëtare e Bashkimit Europia

I.
Dy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë provincialë, Sali Berisha dhe Ilir Meta, menduan se mund të mundnin politikën amerikane dhe atë gjermane, me vobegtësinë rurale të mendjes së tyre, dhe me paratë e vjedhura mbi varfërinë e imponuar të shqiptarëve.
Tani ata falimentuan. Bashkimi i tyre me Gjykatën Kushtetuese i diskreditoi fare, se e menduan Uashingtonin dhe Berlinin si dy fshatra të krahinave te tyre, që rrinë karshi-për-karshi. Tallja që iu bëri Angela Merkel, i detyron të mos dalin dot më në hapësirë pamore. Humbën pa fare dinjitet se, edhe si vjedhës, kalamaj ishin – njëlloj si vjedhësit e xhepave. Dhe në këtë lojë rrugaçësh, futën dhe Gjykatën Kushtetuese.
Gjashtë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkelën normën më elementare juridike: pezulluan një ligj për të penalizuar shqiptarët, në një kohë që janë betuar për garantizmin e shqiptarëve. Gabim i rëndë për ta.

II.
Nje histori e trishtueshme ka qenë për shqiptarët, të njëzet vjetët e banditizmit korruptiv shqiptar, që ndërkaq po merr fund. Korrupsioni priste zvarritje dhe mundësi blerjeje të Komisionit te Venecias, në një kohë kur dje, disa ore pas Kançelares gjermane, Komisioni i Venecias tha që do ta kthejë në Tiranë përgjigjen në daten 8 dhjetor. Nëntë ditë pasi Merkeli i jep Kryeministrit shqiptar në Berlin, dokumentacionin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
Shumë u lodhe, o Sali ziu, që ta fundosje Shqipërinë në Lindje! Po ja që nuk ia dole dot. Dhe mëso ndërkaq edhe një fakt: është thelluar shumë hetimi kundrejt teje nga investigatorët amerikane. Shqiptarët, kur t’i dëgjojnë, edhe pse të kanë njohur, do të shokohen nga habia e gjithë atyre milionave prej shehiku, dhe mijëra hektarëve që të kanë zbuluar ndërkaq. Por do të t’i marrin të gjitha… dhe me vendim gjykate – sigurisht.

Kliko per me shume info

3 comments

  1. ky eshte nje lajm i mire.pasurite e vjedhura shqiptareve te kthehen ne vendin e tyre. dua te pyes, sipas informatave qe ke ti taku , rames e metes do ua marrin pasurite ? apo amerikanet do i lejojne keta hajdute ti mbajne pasurite e vjedhura me djerse.. apo ndoshta keta nuk kane vjedhur?!

  2. ik mor pleher ti je mbetje , gabimi me i madh i SALI BERISHES eshte qe te prano ne parti dhe te beri minister , ti duhet te ishe akoma ne burge per ligesite tuaja .

    • ai qe vetem foli kunder rregjimit komunist duhet te ishte ne burg, kafsha sali qe ishte me teseren e PPSH-se ne xhep dhe na hiqet si demokrat i flakte, dhe ka vjedhur, edhe ka vrare nuk duhet te veje ne burg? Po nje si ty nuk i ben dot hije sali ziut qe nuk po di ku ta mbaje vrapin tani, do dali para drejtesise, do japi llogari per krimet, do beje burgun dhe do ti sekustrohet pasuria qe i vodhi popullit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nishani16

Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2017

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani ka dekretuar këtë të hënë ...