Ngjela, Berishës: Kot lodhesh Sali! Je kundër futjes së Shqipërisë në BE

ngjela14*Nga Spartak Ngjela

Sali Berisha iu ben thirrje neoosmanëve të ngrihen kundër futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një ligësi e tillë, ka shumë kohë që nuk është shfaqur hapur nga një pushtetar në Tiranë. Por Saliu tani është një i penalizuar ligjor, i cili po lufton për të shpëtuar gjënë e vjedhur dhe ndëshkimin që po i kanoset nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Është në një gjendje transi, prandaj këndej e tutje do shihni shumë përçartje në jerm të tij.

Ai, realisht, ka shume kohë që po kërkon të destabilizojë Shqipërinë; por akti befasues i Kancelares gjermane pro Shqiperise, e ka çoroditur deri në ekstrem, sepse mendnte që gjithçka e kishte zgjidhur me Gjykatën Kushtetuese.

I pushtuar nga kjo gjendje, Berisha dje iu drejtua qarqeve të caktuara europiano-perëndimore që ato të refuzojnë pranimin e Shqipërisë në BE; dhe ka bërë thirrje për revolta popullore në Shqipëri. Njëlloj si Haxhi Qamili kur rrëzoi Princ Vidin në Shqipëri, në vitin 1914 – 1915, me kryengritjen e tij osmaniste.

Po a e dini ju që në të gjitha kancelaritë europiano-perëndimore Sali Berisha konsiderohet si një forcë regresive orientale dhe fondamentaliste kundër qytetërimit perëndimor?

Pse lodhesh kot, o i mjeri Sali! Ti je absolutisht i papranueshem në Perendim dhe i përcaktuar prej perëndimorëve si armik i betuar i Perëndimit. Pastaj, si do ta bësh kryengritjen në Shqipëri, kur shqiptarët sot i kane syte dhe veshët të drejtuar nga Bashkimi Europian dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu?

Prite fatin qetë Sali! Se, nuk e bën fati njerinë, por njeriu fatin dhe lirinë… Fati yt ka qenë i përcaktuar nga ti vetë: duhet të ndëshkohesh për bëmat e tua kundër shqiptarëve.

Kliko per me shume info

One comment

  1. MOOOOOS, i erdhi sosja saliut? Po lul-ZIU nuk e ndihmon dot? Eshte si vllau i tij, lere qe lulashi e ka mendjen vetem te na behet kryeminister, hahahahaha, ….Po bredh lart e poshte lulashi per te ngritur miletin po turma sikur nuk eshte dhe aq e fuqishme sa me perpara….Po te pakten ti bleje nje pale tespie se me sa di une ne burg nuk lejohet kompjuteri. Katundari dixhital si nuk po flet fare dhe nuk po i dergon ndonje haber ne keto kohe te veshtira baces sali?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

rama-komunikimi

Edi Rama: Miratimi i buxhetit arritje, shmangëm greminën

Kryeministri Edi Rama në “Komunikimin Javor” është ndalur tek buxheti i 2017, ...