Krimi në familje në Ndroq, Policia jep detaje: Humbi jetën gruaja, jo kunata

policia-naten-620x330Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ndroq të Tiranës.
Një person ka plagosur me armë zjarri gruan dhe kunatën, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën.
Viktima është Afize Lila, 47-vjece, ndërsa kunata është Zyra Lila.
Autori i krimit është arrestuar, si dhe është sekuestruar arma e gjahut. Ai pritet që të merret në pyetje nga Policia.

Policia thotë se i arrestuari është Kasem Lila 57-vjeçar dhe se dyshohet se ai prej kohësh ka vuajtur nga depresioni.

Ai ishte operuar nga nje tumor ne tru se fundmi.
Burime brenda grupit të hetimit, thonë për “Panorama” se Kasem Lila ka dashur që të vrasë gruan pas një konflikti mes tyre.

Kështu, ai ka marrë armën e gjahur dhe ka qëlluar mbi gruan e tij. Mirëpo, kunata ka dashur që të mbrojë gruan dhe i ka dalë përpara.

Kështu, Zyra Lila ka marrë plagë të lehta në trup, por plumbat kanë kapur edhe bashkëshorten e autorit, Afize Lila, që ka humbur jetën.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Elbasan, bojkotuan skuadrën, Alikaj në burg: Na hoqën bukën një javë, hanim byrekë

Një nga pesë anëtarët e “grupit armiqësor” që u pezulluan nga skuadra ...