Rriten tensionet, nëndetësja ruse shfaqet pranë brigjeve irlandeze

nendetesjaaNëndetëset e ushtrise ruse janë pikasur sot në brigjet irlandeze, fare pranë ujërave të Mbretërisë së Bashkuar, çka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të NATO-s, të cilët e kanë cilësuar këtë si provokimin më të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Nëndetësja është pjesë e një tjetër flote detare që po lundron në drejtim të Sirisë, për të luftuar në qytetin e shkatërruar tashmë, Aleppo.

Ky vendim i Putin, pritet të tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet me Perëndimin. Një javë më parë, Britania e Madhe vendosi të dërgojë tanke, aeroplanë dhe 800 trupa ushtarake në Estoni, për të penguar agresionin nga Moska.

Dy javë më parë, Rusia dërgoi në Siri, përmes ujërave britanike, një aeroplan mbajtëse, luftanije dhe një nëndetëse në ndihmë të forcave qeveritare të Bashar al Asaad.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

teksas-vrasje

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar ...