Flet nëna e Matilda Makoçit: Eshtë e fortë, e përballoi edhe ndarjen me Ramën
Nëna e Matilda Makoçit ka folur për rikthimin e vajzës së saj përpara publikut shqiptar. Ajo ka treguar për "Shqiptarja" se si Matilda nisi karrierën në aktrim, por edhe për martesën me Edi Ramën dhe ngjarjet që rrodhën më pas.
Marije Makoçi ka thënë se vajza e saj është treguar e fortë dhe ka arritur të përballojë gjithçka, ndërsa ka qenë shumë e përkushtuar ndaj djalit, Gregorit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Matilda u aktivizua nga Kinostudioja që atëherë quhej "Shqipëria e re". Të gjithë e rrethuan dhe ajo sapo kishte mbaruar politeknikumin. Edhe u diskutua midis nesh dhe thamë, po mirë, le të marri pjesë si e re që është. Mirëpo kjo nisi si diletante në fillim, pastaj iu kthye në pasion, dhe konkurroi dhe vazhdoi e mbaroi Institutin e Arteve. Ndërkohë kishte vazhduar xhirimet me filmat e tjerë si "Apasionatan. Ka qenë studente atëherë, vazhdonte fakultetin e arteve. lu kthye në pasion. Dhe tha unë do ta lë inxhinierinë, do ta vazhdoj këtë (aktrimin), dhe unë e përkraha. I ati jo dhe aq, po sigurisht nëna është më afër. Doli me rezultate shumë të mira Matilda atëherë.
Ngjarjet që u zhvilluan më pas, që pati me kurorëzimin me shokun e vet dhe me lindjen e fëmijës, e shkëputën atë. E shkëputën. Po ka qenë e fortë, i përballoi të tëra, sigurisht ndihma ka qenë shumë e madhe nga ana jonë dhe ajo e përballoi dhe iu kushtua shumë fëmijës.
Këto vite kanë qenë një farë qetësie. Nuk është se është aktivizuar. Ishte rasti i Natasha Begës që insistoi ta marrim, Natasha u tregua shumë e dashur, dhe doli kështu siç doli”, ka thënë Marija.
Rikthimi i Matilda Makoçit përpara publikut shqiptar ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme për faktin se ajo ishte një prej aktoreve më të suksesshme të kinematografisë shqiptare në vitet 1980-1990, por edhe për shkak se ka qenë e martuar me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën.